Posted by: ekolevizja | February 28, 2013

Fillon projekti per Politikat Energjitike te Qendrueshme ne Europen Juglindore

Dekarbonizimi i ekonomisë, për të zbutur ndryshimet klimatike dhe rritur sigurinë energjitike, është një objektiv afatgjatë i Bashkimit Europian. Objektivat strategjikë të BE-së janë që deri në vitin 2020 të pakësohet emetimi i gazrave serrë me 20 %, kurse deri në vitin 2050 me 80-95% në krahasim me vitin 1990.

Në harmoni me këtë strategji BE-ja ka aprovuar financimin e një projekti të ri “SEE SEP”-Politika Energjitike e Qëndrueshme në Europën Juglindore, pjesë e të cilit janë OJF nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria. EDEN dhe Qendra “Grupimi Ekolëvizja” do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë projekt dy vjeçar me objektiva shumë ambiciozë.

Vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria janë në bisedime për tu bërë vende anëtare ose kandidatë për vende anëtare të BE-së, prandaj është në interes të BE-së dhe këtyre vendeve që politikat energjitike dhe mjedisore të tyre të jenë në harmoni. Por së fundmi në vendet pjesë e projektit ka plane për investime disa miliard dollarshe në termocentrale qymyri si dhe në hidrocentrale të mëdha. Investimi në termocentralet e qymyrit, të cilat do të jenë funksionale gjatë dekadave të ardhshme, rrezikon realizimin e objektivave afatgjatë të dekarbonizimit.

OJF-të mjedisore në Europën Juglindore deri më sot kanë pasur pak kapacitet për të ofruar një vizion alternativ ndaj kësaj politike të qeverive, të cilat nga ana e tyre shpesh ndikohen nga interesa ekonomikë afatshkurtër.

Në kuadër të projektit, OJF-të, në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorëve të prekur të ekonomisë, dhe duke përdorur modelin e energjisë OPERA, do të përgatisin një strategji alternative energjitike të dekarbonizimit për dekadat e ardhshme, strategji e cila do tu ofrohet politikbërësve për konsiderim. OJF-të do të organizojnë fushata ndërgjegjësimi për të edukuar qytetarët mbi pasojat e politikave energjitike siç po realizohen aktualisht nga qeveritë si dhe mbi mundësitë e reja që ofron strategjia e tyre alternative.

Gjithashtu shoqatat do të monitorojnë zbatimin e strategjive energjitike të qeverive, vlerësimet strategjike mjedisore dhe vlerësimet e ndikimit në mjedis të projekteve energjitike, investimet e institucioneve financiare në energji, si dhe korrupsionin në këtë fushë.

Në 12-14 Shkurt, shoqatat pjesëmarrëse të projektit, ndër to dhe EDEN, Qendra “Grupimi Ekolëvizja”, morën pjesë në takimin e parë të punës mbi projektin. Situata aktuale energjitike e secilit vend u prezantua shkurtimisht nga pjesëmarrësit, u diskutua mbi objektivat dhe aktivitetet e projektit. Michel Cornet, specialist i ClimAct, Bruksel, prezantoi modelin e energjisë OPERA, një model që po përdoret nga Britania e Madhe, Kina, Hungaria etj. për të ndërtuar skenarë të dekarbonizimit të ekonomisë.

Foto nga takimi ne Sarajeve_artikull

Foto nga takimi: Ambasadori britanik në Bosnje, Nigel Casey, pjesëmarrësit e takimit, në videolink me Departamentin Britanik të Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike, duke diskutuar mbi modelin OPERA të energjisë.

Do të jetë një sfidë dhe kënaqësi për OJF-të mjedisore shqiptare që, ndoshta të parat në vend, do të përdorin këtë model për të parashikuar alternativat më të mira të dekarbonizimit të ekonomisë shqiptare.

Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, një përqindje të madhe (~97%) të energjisë elektrike e prodhon nga burime të rinovueshme. Termocentrale me qymyr, të cilat janë emetuese të mëdhaja gazrash serë, fatmirësisht nuk kemi. Emetuese të mëdhaja të karbonit janë transporti, shpyllëzimi, prodhimi i çimentos etj. Dekarbonizimi në këto sektorë do të jetë një sfidë shumë e madhe.

 

Rita Strakosha

About these ads

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 2,079 other followers

%d bloggers like this: